Bejrut, 8 janar – Stuhi e ndjekur me reshje të forta të dëborës dhe të shiut kanë shkaktuar bllokim të disa pjesëve të Libanit.
Janë të rrezikuar edhe dhjetëra mijë refugjatë sirianë, prej të cilëve një pjesë e madhe jetojnë në lagje me tenda.
Autoritetet e kanë mbyllur autostradën e cila e lidh Bejrutin me Damaskun, pasi që ishte mbuluar me dëborë.
Në qytetin bregdetar Dbajeh, në veri të bejrutit, një pjesë e autostradës është mbyllur, sepse është gjetur nën shi të rrëmbyeshëm. Ekipet e shpëtimit kanë përdorë anije të vogla që t’u ndihmojnë njerëzve të cilët ishin bllokuar në makina.
Numri më i madh i shkollave janë mbyllur, ndërsa ministri libanez i Arsimit bëri apel që ata të mbesin të mbyllura deri nesër.
Stuhia e quajtur “Norma” ka filluar të shtunën, ndërsa pritet sonte të jetë me intensitet më të madh.