Të paktën një në tre vdekje në Evropë mund të shmanget nëse përdoren kurat adekuate. Është ky konkluzioni i Eurostat që analizon të dhënat e vdekjeve në kontinentin e vjetër.
Të paktën 570 mijë të vdekur në vit, një e treta prej të cilëve është nën 75 vjeç, mund të shpëtohen me përparimet e teknologjisë dhe shkencës në mjekësi. Infarktet janë patologjia që peshon më tepër në këtë statistikë alarmante shkruan Tgcom. Kjo cilësohet si “vdekje e evitueshme” nëse njerëzit tregohen më të kujdesshëm dhe kryejnë kontrolle.
Nëse marrim për shembull Italinë, përllogariten plot 52 mijë të vdekur në vit, raste që mund të evitohen. Kjo shifër korrespondon me 32 % të totalit të vdekjeve. Vetëm Franca e ka numrin e vdekjeve të evitueshme nën 25 %.
Situata është alarmante në Rumani ku 50 % e vdekjeve janë të evitueshme, por me sa duket kontrollet nuk janë aq efektive, ose njerëzit janë neglizhentë.