Studimi: Holandezët populli më i “ndytë”, surprizojnë ballkanasit

2

Bruksel, 18 shkurt – Gjysma e holandezëve nuk i lajnë duart e tyre pasi që shkojnë në banjo. Boshnjakët janë europianët më të pastër, sipas një studimi.

Duart e papastra janë shkaktar i shumë sëmundjeve, dhe përhapjes së tyre.

Studimi që daton nga viti 2015, i organizatës Gallup tregon të dhëna surprizuese për vendet europiane dhe mirëmbajtjen e higjienës nga popullata e këtyre vendeve.

Italia dhe Holanda rezultojnë se kanë personat më të papastër.

Ndërkohë, edhe spanjollët qëndrojnë dobët në këtë drejtim, në kundërshtim me fqinjët e tyre portugezë, që të dhënat tregojnë se 85% e qytetarëve ruajnë higjienën.

Ballkanasit qëndrojnë shumë mirë në këtë aspekt. Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia etj… kanë të dhëna shumë të mira dhe qytetarët e tyre mbajnë shumë mirë higjienën.(koha.mk)

Comments are closed.