Një studim i ri në lidhje me trahdëtinë ka arritur në disa përfundime interesante.
Një studim i kryer nga disa hulumtues suedezë ka ardhur në përfundimin se femrat me diplomë universitare tradhëtojnë më pak se meshkujt, transmeton gazetametro.net. Sipas studimit, banakieret janë më të prirura të tradhëtojnë, por nëse kanë përfunduar Universitetin atëherë ato janë më pak të prirura se meshkujt.
Gjithashtu hulumtuesit thonë se biznesi i restoranteve frymëzon më shumë afera për arsye se punëtorët kalojnë më shumë kohë me punëtoret e gjinisë së kundërt. Studimi ka anketuar qindra mijëra çifte për më shumë se 20 vjet.