Është debatuar gjatë dhe vijon të ngjallë debat çështja se cili prej fëmijëve është më i përkëdheluri dhe që favorizohet më shumë nga prindërit. Për këtë çështje është bërë edhe një studim. Sipas një studim të realizuar, prindërit priren të favorizojnë fëmijët e tyre të vegjël. Më shumë së gjysma e prindërve të marrë në studim rrëfyen se kishin dobësi ndaj fëmijës së vogël. Ndërsa 26 për qind e tyre deklaruan se ishin të dhënë më tepër ndaj fëmijës së madh. Mirëpo, studimi tregoi edhe njëherë se fëmijët e mesit janë ata që lihen gjithmonë pas dore.