Londër, 22 shkurt – Dy studime të ndara britanike kanë treguar se vaksinimi kontribuon në një ulje drastike të numrit të të hospitalizuarve për shkak të Kovid-19.
Rezultatet paraprake nga një studim në Skoci tregojnë se vaksina Fajzer e ul hospitalizimin për 85 për qind katër javë pas dozës së parë, ndërsa vaksina e AstraZenekës e ul pranimin në spital për shkak të Kovid-19 për 94 për qind.
Në Angli, të dhënat paraprake nga një studim i realizuar mbi punonjësit shëndetësorë treguan se një dozë e vaksinës Fajzer e ul mundësinë e marrjes së koronavirusit për 70 për qind, ndërsa e dyta për 85 për qind.
“Kjo dëshmi e re tregon se vaksina ju mbron ju dhe njerëzit përreth jush. Është e rëndësishme të shohim se sa mbrojtje siguron vaksina prë transmetim dhe ne do të vazhdojmë të botojmë studime mbi këtë temë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Met Henkok.