Studim: Seksi i shpeshtë zgjidhje për problemet me kujtesë!

Nëse femrave u duhet një arsye tjetër për të bërë më shumë seks, një studim i fundit nga Universiteti McGrill në Kanada ua ka jap këtë arsye: Seksi e forcon hipokampusin e femrave – regjion i trurit që ndërlidhet me kujtesën. Rrjedhimisht, seksi i shpeshtë mund të bëjë që femrat të kenë kujtesë më të mirë. Edhe pse këto zbulime duhet diskutuar, ato të paktën ofrojnë motivim shkencor për të kaluar më shumë kohë nën çarçafë, transmeton Telegrafi. Në bazë të rezultateve të këtij studimi, marrëdhëniet seksuale e stimulojnë regjionin e hipokampal të trurit të femrave. Vlen të ceket se edhe aktivitete tjera e stimulojnë regjionin e hipokampusit, siç është vrapimi, joga etj. Por, padyshim se seksi është mënyra më atraktive për ta stimuluar këtë regjion, e veçanërisht kur seksi njihet edhe për zvogëlimin e stresit, shqetësimit etj.