Studim: Një dozë e vaksinës në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon infektimin me koronavirus

52

Londër, 23 prill – Rreziku që një person të infektohet me koronavirus është në mënyrë të konsiderueshme më i vogël pas marrjes së një doze nga vaksinat e kompanive Astra Zeneka dhe Fajzer, tregoi një hulumtim britanik.

Vaksina ka dhënë përgjigje të mirë tek njerëzit më të vjetër se 75 vjeçarë dhe tek njerëzit që kanë sëmundje kronike, si dhe të persona tjerë, njoftoi Bi-Bi-Si.

Shërbimi britanik për statistikë kombëtare (ONS) dhe Universiteti në Oksford konfirmuan përgjigje edhe më të fuqishme imunologjike te të gjithë njerëzit me nga dy doza.

Hulumtuesit, të ndarë në dy studime, të cilat ende nuk janë kontrolluar dhe publikuar, i kanë bazuar rezultatet e tyre në bazë të testeve për koronavirusin te 370.000 njerëz në Britaninë e Madhe, që është studimi më i madh deri tani.

Në studimin e parë, njerëzit të cilët janë vaksinuar me një doze të vaksinës Astra Zeneka ose Fajzer, kanë pasur 65 për qind gjasa më të vogla që të infektohen nga Kovid-19.

Tre javë pas dozës së parë, duke filluar nga dhjetori i vitit 2020 deri në fillim të prillit të vitit 2021, numri i infektimeve simptomatike ka rënë për 74 për qind, ndërsa numri i infektimeve asimptomatike ka rënë për 57 për qind.

Njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës Fajzer kanë 90 për qind gjasa më të vogla të infektohen me koronavirus, por përqindja nuk mund të konfirmohet për Astra Zeneka, pasi pak njerëz kanë marrë pjesë në studimin, duke marrë parasysh atë se intervali mes dy dozave është 12 javë, ndërsa edhe vaksinimi me këtë vaksinë filloi më vonë.

Studimi tregoi se të dy vaksinat janë efikase kundër mutacionit britanik të koronavirusit.