Nju-Jork, 24 shkurt – Një studim I ri zbulon se virusi që e shkakton Kovid-19 mund të mbijetojë deri tre ditë në pëlhura siç janë veshjet, perdet, qilimat apo tapiceritë, kumtoi Njujork post.
Në mesin e pëlhurave poliesterike, gjysmë-të pambukut dhe 100 për qind të pambukut, poliesteri paraqet rrezik më të madh – mbi 72 orë; në pëlhura tërësisht të pambukut, virusi qëndron një ditë, ndërsa në ato gjysmë të pambukut mbetet I prekur me grimca të virusit vetëm gjashtë orë.
“Zbulimi mund të jetë posaçërisht I rrezikshëm kur bëhet fjalë për veshjet që I mbajnë punonjësit shëndetësorë”, tha dr. Kejti Laird, mikrobiologe dhe autore e studimit.
“Nëse nuk lahen shpesh, pëlhurat mund të ndihmojnë në bartjen e virusit nga pacienti në pacient.
“Kur shpërtheu pandemia, kishte pak njohuri për atë se sa koronavirusi mund të mbijetojë në tekstil”, tha dr. Laird, hulumtuese kryesore për sëmundje infektive në universitetin De Montfort në Lester, Britani të Madhe. “Zbulimet tona tregojnë se tre nga tekstilet më të përdorura në shëndetësi paraqesin rrezik nga bartja e virusit”, tha ajo në intervistë për ueb-faqen e Universitetit. “Nëse infermieret dhe punonjësit shëndetësorë e mbajnë veshjen e tyre në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera.
Sa I përket pastrimit të virusit nga pëlhurat, hulumtuesit zbuluan se nevojiten sapun dhe shumë ujë I ngrohtë – më së paku 67 gradë Celsius për pastrim efikas 100 përqindësh të leckës së pambukut që zakonisht e përdorë personeli mjekësor.
“Ky studim e konfirmoi rekomandimin tone që e tërë veshja shëndetësore të lahet në vetë spitalet apo në pika të pastrimit kimik”, tha Laird.