Gjenevë, 17 maj – Orari i gjatë i punës është shkaku për 745,000 raste të vdekjes nga goditja në tru dhe sëmundja ishemike e zemrës në vitin 2016, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës ndërkombëtare të punës (MOT) të publikuar sot.
OBSH dhe MOT vlerësojnë se në vitin 2016, 398,000 njerëz vdiqën nga goditja në tru dhe 347,000 nga sëmundjet e zemrës sepse kanë punuar të paktën 55 orë në javë.
Midis vitit 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës për shkak të orëve të gjata të punës u rrit me 42 përqind, dhe nga goditja në tru për 19 përqind.
Sëmundjet lidhur me punën janë më të zakonshme tek burrat (72 përqind e vdekjeve janë burra), njerëzit që jetojnë në rajonin Paqësorit Perëndimor dhe Azinë Juglindore dhe punëtorë të moshës së mesme ose më të vjetër.
Studimi konkludoi se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik afërsisht 35 përqind më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik prej 17 përqind më të lartë të vdekjes nga sëmundja ishemike e zemrës krahasuar me punën 35 deri në 40 orë në javë.
Studimi zbuloi gjithashtu se numri i njerëzve që punojnë me orë të gjata po rritet, dhe aktualisht qëndron në nëntë përqind të popullsisë së përgjithshme globale.
“Pandemia e Kovid-19 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së shumë njerëzve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus.