Në Prishtinë është arrestuar një femër pasi e njëjta ka tentuar ta sulmojë me thikë cimerën e saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër është sulmuar nga e dyshuara me thikë, mësohet se këto dy femra ishin shoqe dhe cimere, njofton gazetametro.net.
E dyshuara pas intervistimit të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila ka kanosur dhe ka tentuar t’i sulmojë me një thikë cimeren e saj viktimën femër K/Shqiptare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.