Kur vajza mbaroi studimet e saj dhe u diplomua në Inxhinieri Mekanike, Universiteti Ndërkombëtar i Floridës vendosi të shpërblejë edhe shoqëruesin e saj besnik të studimeve që mori pjesë në ceremoni
Diplomimi është moment i një emocioni të madh dhe shumë e konsiderojnë atë si një nga ditët më të bukura të jetës. Për Tiffany Ascanio, një studente e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës (Miami), kënaqësia ishte e dyfishtë, sepse për të festuar me të ditën e madhe pranë ju gjend qeni i saj Kali, i cili “u diplomua” bashkë me të.
Vajza mësoi se ajo kishte një sëmundje gjatë semestrit të parë të studimeve, por falë mbështetjes së qenit të saj pitbull, ajo arriti të ndjekë rregullisht mësimet dhe të bëhet doktore në Inxhinieri Mekanike. Kur Tiffany zbuloi sëmundjen ajo hezitoi për një moment dhe kishte dyshime nëse mund të vazhdonte shkollën.
Vajza pastaj vendosi të çonte qenin e saj pitbull në një kurs trajnimi për ta kthyer atë në një qen të shërbimit të certifikuar. Që nga ai moment studentja dhe shoku i saj katërputrosh u bënë të pandashëm. Kali shoqëroi Tiffany në çdo leksion e seminar në universitet dhe të dy provuan të jenë studentë model.
Kur vajza mbaroi studimet e saj dhe u diplomua në Inxhinieri Mekanike, Universiteti Ndërkombëtar i Floridës vendosi të shpërblejë edhe shoqëruesin e saj besnik të studimeve që mori pjesë në ceremoni. “Kali është qeni i parë që do të marrë një certifikatë universiteti për punën e tij dhe një çmim i veçantë është krijuar për qentë me një certifikatë shërbimi që u ndihmon nxënësve tanë të ndjekin mësimet”, tha rektori i universitetit në Fiu News.
Kali ka ndihmuar jo vetëm studenten në rrugën e saj, por gjithashtu ka shpërndarë paragjykimet sipas të cilave pitbullët janë qen agresivë. “Ajo ka më shumë miq se unë. Unë nuk mendoj se do të kisha pasur të njëjtin sukses në studimet e mia, nëse nuk do të ishte për të”, tha Tiffany dhe kënaqësia e vajzës dhe qenit të saj nuk mbaron.
Tiffany është punësuar nga një Kompani në Seattle dhe do të shkojë atje me Kalin, por së pari ata të dy morën pushime rreth Amerikës.