Futbollisti rus Norik Avdalyan ka realizuar penalltinë më të “çmendur” të historisë së futbollit këtë fundjavë duke shënuar me një goditje të mahnitshme në kompeticionin e futbollit të Lidhjes Kombëtare të Studentëve të Rusisë. Avdaljan, i cili luan për Universitetin Teknik Kombëtar të Kërkimeve në Kazan, shënoi penalltinë e pabesueshme në minutën e ‘55 me ekipin e tij që kaloi në avantazh 1-0 kundër rivalëve të Cheboksary.