Sa i përket vlerësimit të studentëve tani në kohën e pandemisë, ata thonë se besojnë te mirëkuptimi dhe qasja pozitive e profesorëve në arritjen e nxjerrjes së më të mirës. Në anën tjetër, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka thënë se kishte marrë kërkesa nga studentët dhe organizatat studentore, të cilët kanë kërkuar që provimet të organizohen me një prani fizike të tyre në universitet
Zenel MIFTARI
Shkup, 1 qershor – Viti akademik 2019/2020 ka përfunduar më ndryshe se herëve tjera. Kësaj here studentët mësimin e kanë përfunduar me ligjërata në distancë. Kjo praktik e mësimit në distancë filloj të aplikohet që nga fillimi i pandemisë së virusit korona, për shkak të masave restriktive për mos përhapjen e tij. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka anuluar provimin e maturës shtetërore dhe maturantët e kësaj gjenerate do të vazhdojnë studimet e tyre në arsimin e lartë pa kaluar maturën shtetërore. Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka plotësuar Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin e lartë. Ndryshimet e Dekretit parashikojnë që secili institucion i arsimit të lartë, ku ekziston mundësia për aplikim të plotë të protokollit shëndetësor për organizimin e provimeve në institucionet e arsimit të lartë, u lejohet mbajtja e provimeve me prezencë fizike të studentëve dhe profesorëve. Kjo nënkupton se institucionet e arsimit të lartë, mund të organizojnë edhe ligjërata, ushtrime, të organizoj forma të vazhdueshme të kontrollimit të njohurive si dhe mësim individual. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në një intervistë për MIA, ka thënë se në adresën e tij personale kishte marrë kërkesa nga studentët dhe organizatat studentore, të cilët kanë kërkuar që provimet të organizohen me një prani fizike të tyre në universitet. “Prandaj, pas konsultimit me drejtimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre shëndetësore vendosëm t’u japim atyre leje për t’u organizuar provimet me prani fizike. Por kjo leje nuk do t’i detyroj universitetet të mbajnë provime me prani fizike, universitetet do të kenë liri të plot të vendosin se si do t’i mbajnë zgjedhjet.
TË GJITHË STUDENTET U BËN TË BARABARTË, NUK NDIHEJ KUSH DINTE DHE KUSH JO
Studenti Eren Ali, për gazetën KOHA, është shprehur se ashtu si në rrafshin global edhe në vendin tonë, arsimi ka pasur vështirësitë e tij në përpjekje për ta tejkaluar sfidat qe u shkaktuan nga virusi korona. “Studentet dhe nxënësit përjetuam një krizë, e cila do të lë pasoja në rimëkëmbjen e shpejt të disiplinës dhe motivit të tyre për të studiuar. Mendoj se, rimëkëmbja e motivit do të bëhet ngadalë sepse me pushimin e pa pritur, paniku dhe lajmet e rreme ndikuan negativisht në motivin e të gjithë studentëve, të cilët nuk do të jenë të njëjtë pas kalimit të kësaj situate”, u shpreh ai. Sipas tij, të gjithë studentet u bën të barabartë, nuk ndihej se kush dinte dhe kush jo, cili ishte më pak i pajisur me informacione mbi materialin studimor dhe cili më shumë. Gjithashtu, ai thotë se, ligjëratat online kanë qenë një mundësi e mirë që të mundohemi së paku ta praktikojmë orarin e një jete normale edhe pse prej në shtëpi. Aliu, shton se nuk mund të mos e potencoj faktin se kjo në disa universitete bëri që studenti të përjetoj një padrejtësi në trajtesë, të gjithë ata që mbanë klasën online u bën të njëjtë me ata që nuk mbanin. Në anën tjetër, sa i përket vlerësimit të studentëve tani në kohën e pandemisë, ata thonë se besojnë te mirëkuptimi dhe qasja pozitive e profesorëve në arritjen e nxjerrjes së më të mirës nga ana jonë.
STUDENTËT TË SHQETËSUAR SE MUND TË MOS I MARRIN BURSAT
Në rrjetet sociale tash më po qarkullon një grup miqsh “Facebook Bursa Studentore”, ku studentët i raportojë problemet e tyre. Ata janë të shqetësuar se mund të mos i marrin bursat që janë duke u pritur, për shkak të humbjes së dokumenteve të tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Sipas informacioneve që kam marrë, probleme të ngjashme kanë edhe studentët tjerë. Unë po ju shkruaj për të gjithë ata që nuk kanë marrë bursë dhe nuk janë thirrur të lajmërohen në institucionet e ministrisë për të kontrolluar dhe në rast se nuk i kanë dokumentet të nënshkruajnë përsëri kontratën. E kuptoj që gabimet ndodhin, por disa nga ne në këtë krizë po presin para, në mënyrë që të mund të jetojmë normalisht. Kemi të drejt që të revoltohemi dhe të krijojmë hapësirë që ta shprehim pa kënaqësinë tonë”, ka shkruar një studente. (koha.mk)