Tetovë, 16 maj – Studentët kanë shpresë se së shpejti shteti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, vlerëson zëvendësi i kryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar osmani, pas disa takimeve me studentët e universiteteve e promovon konkursin për ese me temë “Me njohuri evropiane drejt kryeqytetit evropian”. Sot për mundësinë ai debatoi me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, njofton Koha.mk
“Ajo që shoh, është entuziazëm, shoh shpresë e cila më herët nuk mund të vërehej, Shpresa është për shkak se shihet perspektivë e qartë se shteti i hapë negociatat. Është e dukshme se edhe studentët e kuptojnë se pa mbyllje të çështjeve më të mëdha politike nuk ka gjasa shteti të hapërojë përpara drejt këtyre perspektivave. Të gjitha ato çështje janë mbyllur. Tani kur të gjitha standardet janë përmbushur në pikëpamje të hapjes së negociatave at e shohin se e hapim këtë fazën e dytë finale kur çështja nëse do të jemi anëtare e BE-së tashmë nuk është lëndë, por kur do të jemi. Tani kuptohet ai proces do të zgjasë ndoshta një dekadë dhe këta studentë do të jenë bartës të atyre proceseve. Dhe prandaj ata e ndjejnë atë entuziazëm dhe atë nevojë për pjesëmarrje në atë proces dhe ne jemi këtu për t’ua mundësuar atë”, tha Osmani.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexheti theksoi se shoqëria duhet s amë shumë të gjenerojë vlera evropiane në mënyrë që të ndërpritet largimi i të rinjve në vendet e BE-së.
“Duhet t’i potencojmë mundësitë që integrimet evropiane i ofrojnë për studentët para së gjithash për atë gjeneratë e cila nesër duhet t’i shohë benefitet nga ajo dhe në kuptim që të afrohemi sa më shumë të jetë e mundur drejt BE-së në mënyrë që Evropën ta sjellim këtu derisa nuk janë nisur të gjithë atje”, tha Bexheti. (koha.mk)