Tensionohet situata te Kryeministria. Policia dhe studentët janë përfshirë në konflikt pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët me lëndë drusore për t’u ngrohur.
Pavarësisht tentativë për t’i bllokuar, studentët arritën të sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.
Studentët protestues janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes.
Pas irritimit të studentëve, policia ka vendosur t’i lejojë që të ndezin zjarre.