Shkup, 17 dhjetor – Propozim projektet e dy ekipeve të vitit të tretë në Fakultetin Ekonomik në Shkup u zgjodhën si më të mira prej dy grupeve të cilat sot në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) i prezentuan zgjidhjet e tyre për instrument të ri financiar për FIZHT.
Vendimin, siç kumtoi FIZHT, e ka sjellë komisioni pesëanëtarësh në përbërje të së cilit kanë qenë përfaqësues të Fakultetit Ekonomik nga Shkupi, Banka Botërore, Ministria e Financave, Universiteti Amerikan Kolexh dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
“Kjo është mundësi e shkëlqyer njëherësh të mësoni si t’i shkruani propozim projektet, por edhe si t’i prezentoni para investitorëve të ardhshëm. Qëllimi i kësaj detyre ishte t’ju stimulojmë të merrni pjesë në krijimin e mekanizmave të reja për bashkëfinancimin e kompanive, ndërsa nga ajo që e pamë sot komisioni me të vërtetë pati detyrë të rëndë për t’i zgjedhur më të mirë”, deklaroi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski.
Pesë studentët e shpërblyer do të bëjnë praktikë disa mujore në FIZHT ku me mbështetjen e ekspertëve të Fondit do të punojnë në zhvillimin e zgjidhejs së propozuar në instrumentin konkret.