Shkup, 4 shkurt – Periudha e studimeve në universitet, është pa dyshim një ndër periudhat më të veçanta të njeriut.
Sa ka kënaqësi po aq ka dhe shqetësime sepse, janë pikërisht vitet kur një adoleshent brenda një periudhe 4 deri 5 vjeç bën çmos për tu ngritur si një personalitet akademik në të ardhmen. Përkrahja dhe kontributi për tu ngritur niveli I arsimimit duhet bërë nga të gjithë, në veçanti nga institucionet përmes bursave si stimul dhe tapacir të xhepave të të rinjve.
MASH si çdo vit tjetër, edhe këtë vit ka ndare bursa me shumë mujore nga 3300 deri më 18 mijë denarë bursë, që u jepet studentëve të regjistruar për programet kimi, fizikë dhe matematikë. Bursat janë solide, thonë studentët për TVM2, ata kërkojnë nga MASH shuma më të larta të bursave, që të munden ti përballojnë të gjitha harxhimet e nevojshme brenda një viti akademik.
“Bursat janë solide por jo të mjaftueshme gjithmonë ka nevojë që të investohen tek studentet dhe te ngriten bursat. Bursat duhet të rriten për arsye se ndikon në performancën gjatë vitit akademik te studenti dhe për atë arsye e shoh të arsyeshme të rriten”…
“Duke i pasur parasysh rrethanat dhe standardet në RM, disa prej familjeve që kanë financa për ato student këto burse janë të mjaftueshme mirëpo ka studentë që varen prej bursave dhe mendoj që bursat duhet të jenë në atë nivel që do ti plotësojnë nevojat e studentëve”…
“Duhet të rriten bursat për arsye në disa fakultete bursat janë të vogla dhe duhet ti mbuloj ato shpenzime studenti për at duhet të jepen më shumë bursa”, thanë studentët e anketuar.
Shumë studentë për ti mbuluar shpenzimet që i kanë gjatë studimeve, detyrohen të punojnë edhe punë part time, por për fat të keq vendi ynë nuk ofron shumë punë të kësaj natyre.
“Studentët vazhdimisht kërkojnë punë mirëpo vendi jonë me tregun që disponon nuk ofron edhe shumë punë part time, ata janë të interesuar të punojnë part time”
“Shihet qartë se si financohen studentët, ata kërkojnë punë part time vetëm ti mbulojnë shpenzime dhe të kenë financa për ti paguar provimet dhe semestrin…
“Ka shumë studentë të cilët janë të lënë anash, mendoj se duhet më tepër të punësohen studentët që ti mbulojnë shpenzimet e tyre…
“Shumë student janë të obliguar të punojnë për shkak se nuk mund ti mbulojnë shpenzimet ose nuk e kanë mundësi nga familja që ti mbulojnë ato shpenzime”, thanë studentët e anketuar.
Studentet kërkojnë qe tu mundësohet edhe punësimi gjate procesit te studimeve gjë qe praktikohet ne vendet e rajonit. Sipas tyre kjo mënyrë sadopak ua lehtëson atyre shpenzimet gjate studimit te cilat siç thonë, janë te papërballueshme.