Në bazë të hulumtimit të bëra nga e IHSE në pesë Universitete shtetërore dhe private në Maqedoni, nga të dhënat e studentëve erdhën në përfundim që forma më e zakonshme e korrupsionit është kushtëzimi i studentëve për blerjen e librave të profesorëve për të kaluar provimin apo për notë më të madhe. Mirëpo në shumicën e rasteve studentët janë të frikësuar ti paraqesin këto raste
Remzije Bilalli
Shkup, 12 shtator – Në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temën korrupsion në arsimin e lartë si pjesë e projektit “Universitete pa korrupsion” në organizim të Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) dhe mbështetjen e SHBA në Maqedoni. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin profesorë universitar nga Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Italia, Serbia, Britania dhe Amerika të cilët tregun shkaqet e korrupsioni në sferën e arsimit në Maqedoni. Korrupsioni në arsim sipas profesorëve pjesëmarrës dhe hulumtimeve të bëra është si rezultat i ekonomisë, traditës, standardeve jetësore dhe politikës. Për Gazetën KOHA ,Aleksandra Denoska Trendafilova nga Fakulteti i Juridikut “Justiniani i Parë” i Shkupit deklaroi se ky projekt ka filluar me nënshkrimin e një deklarate nga ana e universiteteve shtetërore dhe disa private në kuadër të projektit “Universitete pa korrupsion” ku ishin paraparë një numër i madh aktivitetesh me studentët dhe profesorët. “Bëhet fjalë për një projekt ku janë të përfshirë një numër i madh aktivitetesh dhe trajnime në lidhje me zbatimin e ligjit për mbrojtjen e informatorit se si ai mund të jetë i vyeshëm për zbulimin dhe detektimin e korrupsionit pikërisht në sferë e arsimit. Mirëpo është kënaqësi pasi që një numër i universiteteve këtë e kanë zbatuar duke i publikuar materiale për studentët në mënyrë që ata ti mbrojnë të drejtat e tyre dhe të jenë në dijeni për të drejtat e tyre ”, tha Trendafilova . Në bazë të hulumtimit të bëra nga e IHSE në pesë Universitete shtetërore dhe private në Maqedoni, nga të dhënat e studentëve erdhën në përfundim që forma më e zakonshme e korrupsionit është kushtëzimi i studentëve për blerjen e librave të profesorëve për të kaluar provimin apo për notë më të madhe. Mirëpo në shumicën e rasteve studentët janë të frikësuar ti paraqesin këto raste. “Kemi forma të ndryshme të korrupsionit si dhënia e parave, dhuratave dhe të tjera, por më evidente është nëpërmjet shitjes së librave të tyre. Te gjithë këto mënyra kërkojnë tretman të veçantë sidomos me zbatimin e ligjit për mbrojtjen e informatorëve. Për shkak frikës nga pasojat që mund ti kenë studentët hezitojnë ti paraqesin rastet e tilla. Shumica e punëve vetëm se janë të dukshme në universitete ngjashëm sikurse me shitjen e librave mirëpo duhet të kemi reagim më të ashpër.”, deklaroi profesoresha universitare Besa Arifi . Me nënshkrimin e deklaratës në muajin dhjetorë ishte paraparë që në çdo universitet të ketë institucion dhe individ përkatës ku do të mund të paraqiteshin rastet e korrupsionit. Numri i studentëve që besojnë se në universitetin ku studiojnë ka korrupsion është më i madh se 20 për qind. Në bazë të anketës të bërë nga IHSE në fillim një numër i madh i studentëve nuk ishin në dijeni se ekziston një ligj i tillë për mbrojtjen e tyre nga korrupsioni. “Duhet të merren masa preventive që të bëhet parandalimi i këtyre dukurive me formimin e institucioneve përkatëse nëpër universitete ku studentët mund ti paraqesin rastet e korrupsionit ,mirëpo nuk është vetëm tek formimi i këtyre institucioneve sepse duhet të krijohet besueshmëri e studentëve dhe personave të tjerë ndaj këtyre institucioneve që pa frik ti raportojnë rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin në arsim. Nota e korrupsionit është në nivelin e perceptimit sepse shumica e studentëve tregojnë numra të ngjashëm në të gjitha universitet ku është bërë hulumtimi”, tha Arifi.
Mes tjerash Arifi shtoi se ndonjëherë studentët vendosin të zgjedhin mënyrën më të lehtë duke kryer një veprim të pa lejuar për të arritur qëllimin e tyre.