Pesë studentë të Maqedonisë, më të mirët në sferën e teknologjive informatike dhe telekomunikuese, në kuadër të programit “Farat e së ardhmes” do të udhëtojnë për vizitë studimore në kompaninë kineze Huavei. Në ndarjen e vauçerëve për bursa është paralajmëruar prania e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski, menaxherit të Huaveit në Maqedoni, Zhou Jiadon dhe ambasadores së Republikës së Kinës në Maqedoni, Jin Lisijen.
Me qëllim të tejkalimit të hendekut në njohuritë dhe promovimin e zhvillimit industrial, Qeveria e Maqedonisë e mbështeti programin “Farat e së ardhmes”për vitin 2017. Pesë studentët më të mirë do të kenë mundësi të marrin pjesë në protestat e TIK-teknologjisë më të re, të marrin pjesë në punëtori ku do të takohen me drejtorë të lartë ekzekutiv dhe ekspertë të Huaveit. Gjithashtu, do të vizitojnë edhe orë të gjuhës kineze, fotografim dhe kaligrafi kineze. Zgjedhja e studentëve u publikua me shkresë në universitetet dhe është publikuar në faqen e MSHIA.