Mijëra studentë të Universitetit të Kembrixhit kanë nisur sezonin e tyre të konsumimit të alkoolit. Ata luajtën në park qindra lojëra që përfshinin pijen, duke bërë që pas disa orësh të shtriheshin në bar për të marrë veten. Një festë e tillë organizohet çdo vit nga studentët e Kembrixhit dhe shihet si festa e fundit përpara se ata të shtrohen për të mësuar për provime.