Shkup, 26 prill – Nënshkrimi i një memorandumi mes kompanisë farmaceutike Alkaloid dhe Fakultetit të Farmacisë e Institutit të Kimisë (të dyja pjesë e universitetit Shën Kirili dhe Metodi) i ka çelur rrugë zhvillimit të Programit për praktikë, që nënkupton përfshirjen e studentëve në proceset e prodhimit të kompanisë dhe nxitjen e punës së tyre hulumtuese.
Praktika për mbi 30 studentë të viteve të treta dhe të katërta do të nisë gjatë muajit qershor, ndërsa për ato studentë që i plotësojnë kushtet për të hyrë në këtë program do t’ju mundësohet edhe nga një mentor i trajnuar dhe do të duhet të realizojnë për tre muaj në hapësirat e Alkaloid një projekt të caktuar. Pas përfundimit të praktikës rezultatet e punës së studentëve do të vlerësohen nga një grup mentorësh, profesorësh dhe përfaqësues të Alkaloid.
Bashkëpunimi me kompaninë Alkaloid është cilësuar nga dekania e Fakultetit të Farmacisë, Svetllana Kulevanova si një hap përpara jo vetëm për përgatitjen e programeve të tilla, por edhe për harmonizimin strukturor me institucionet e arsimit të lartë dhe harmonizimin me trendët botërore të programeve dhe praktikave mësimore.
Drejtori i përgjithshëm i Alkaliod, Zhivko Mukaetov tha se me këtë projekt synojnë të krijojnë një sinergji me studentët dhe të rinjtë, benifitetit prej së cilës janë të dyanshme, ndërsa përmes implementimit të arritjeve më të reja shkencore, synojnë të ngrenë në një nivel më të lartë procesin e hulumtimeve shkencore. (koha.mk)