Përfaqësues të Universitetit Shtetëror në Tetovë dhe kompanisë ELEM sot në Rektoratin e USHT-së nënshkruan memorandum për bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve. Sipas rektorit për arsim i USHT-së Reshat Qaili, bashkëpunimi me ELEM-in është i rëndësishëm për USHT-në, ndërsa posaçërisht për studentët e shkencave teknike dhe Fakultetit Ekonomik.
“Përveç teorisë për studimet e tyre studentët nga fakultetet dhe programet e veçanta do të kenë mundësi për praktikë në kapacitetet e ELEM-it. Njëkohësisht për gjashtë studentë do të ketë edhe bursa nga kjo kompani shtetërore kështu që studentët e tanë kanë mundësi për fitim të praktikës dhe përvojës, por edhe ide dhe gjëra nga interesi i tyre”, deklaroi Qaili. Drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Hristijan Mickoski theksoi se përveç arsimit të vazhdueshëm të kuadrit inxhinierik teknik do të organizohen seminare dhe punëtori dhe nga këto dy institucione, por edhe të tjerave mjedisi i veprimit të punës i të cilave është në interes të ELEM-it.
“Memorandumi për bashkëpunim parashikon edhe mundësi për dhënie të bursave për studentët nga vitet e fundit, por edhe për postdiplomikëve nga drejtimet dhe programet në interes të kompanisë tonë dhe në qoftë se tregojnë rezultate adekuate edhe punësim të tyre në ELEM”, tha Mickoski. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ELEM-it Fatmir Limani theksoi se ky është bashkëpunimi i parë i ELEM-it me ndonjë institucion të arsimit të lartë në vend dhe paralajmëroi se marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen edhe ne universitetet e tyre shtetërore dhe private në Maqedoni.