Strumicë, 2 shtator – Prej më shumë se pesë vitesh sot në Gjykatën Themelore në Strumicë duhet të fillojë procesi gjyqësor për rrëzimin e helikopterit policor në afërsi të Strumicës kur jetën humbën katër pilotë të MPB-së, Dragan Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Ilo Lopatiçki, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Strumicës, gjykatësja Cona Kalamernikova e cila do ta udhëheq këtë lëndë.
Hetimi ka përfunduar me dorëzimin e aktakuzës nga PTHP -Strumicë kundër NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë” drejtoren e atëhershme të Ndërmarrjes dhe drejtues të sektorit për teknikë të përbashkët në atë kohë. Aktakuza ata i ngarkon për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Në helikopterin e prodhuar në vitin 2008 më 10 korrik 2014 pilotët kanë qenë në fluturim të natës në relacion Shkup- Veles- Negotinë- Vallandovë- Strumicë- Berovë- Dellçevë dhe prapa dhe është përdorë pajisje për fluturim të natës.
Në momentin e rrëzimit të helikopterit të tipit MI17 me tabela MAR 7712 ka goditur në shtyllën e antenës të “Radiodifuzionit të Maqedonisë”, ndërsa katër pilotët kanë vdekur menjëherë.