Strugë, Një 48 vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën pas rrëzimit të tij në një objekt në Strugë. “Dje pasdite, rreth orës 14:50 është denoncuar se nga kulmi i objektit të një firme private që gjendet në zonë industriale në rrugën magjistrale Strugë-Qafëthanë, prej një lartësi 8.5 metra punëtori V.S (48) është rrëzuar dhe ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në vend ngjatje ka dalë edhe policia e Strugës, ndërsa me urdhër të prokurorit hetues trupi i pajetë i viktimës është dërguar në autopsi. (koha.mk)