Shkup, 27 tetor – Sot janë arrestuar tre persona për blerje votash në Strugë. Është ndaluar një person nga fshat Misleshovë me iniciale K.I (44 vjeç), një person tjerët nga qyteti i Strugës me iniciale R.K (38 vjeç) dhe një person në fshatin Llabunishtë (39 vjeç) me iniciale L.O. Ndaj këtyre personave në fjalë janë ngritur padi penale sipas Ligjit penal për shitblerjen e votës dhe rrezikojnë nga 3 deri në 5 vjet burg, thonë nga SPB-ja, Ohër.