Ekipi i Struga Trim Lum pas barazimin në mesjavë ndaj Rabotniçkit ende nuk mund të kapërdijë si duket padrejtësitë e bëra nga ana e arbitrit kryesor, Marjan Gocevski.
Kështu përmes një reagimi drejtuar organeve përkatëse pranë FFM-së kanë shprehur pakënaqësinë drejt arbitri nga Strumica i cili kishte ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final, kjo pasi në 3 raste ai nuk kishte akorduar penalti në favorin e tyre.
Reagimi i plotë i Struga Trim Lum
“Sot klubi jonë ka reaguar tek organet përkatëse pranë FFM-së për padrejtësitë që na u bënë nga ana e arbitrit Marjan Gocevski në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit! Ne si klub e cilësojmë të turpshëm dhe tendencioz gjykimin e tij në një ndeshje aq te rëndësishme për ekipin tonë. Në videon e mëposhtme keni vetëm 3 nga rastet në të cilat nuk u akordua penalti në favorin tonë. Mirëpo, pavarësisht të gjithave ne vazhdojmë me kokën lartë për fitoret e radhës”