Shkup, 28 janar – Ekipi i Struga Trim Lum ka arritur që të bëjë përforcimin e parë në merkaton e janarit. Skuadra strugane në radhët e veta ka sjell mesfushorin serb, Nemanja Bosançiq me të cilët kanë firmosur kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësin për vazhdimin edhe për një vit.
Ndryshe, mesfushori serb në radhët e ekipit të Struga Trim Lum vjen nga skuadra serbe Kolubara, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Inxhija, për të luajtur më pas edhe te Borac Çaçak dhe te skuadra malazeze e FK Berane.
Bosançiq në Superligën e Serbisë ka zhvilluar 23 ndeshje, ndërsa ka shënuar vetëm një gol gol dhe 4 asiste.