Struga T.L. filloi me përgatitjet për sezonin e ri

26

Shkup,  2 korrik – Skuadra e Struga Trim-Lum të mërkurën nën udhëheqjen e trajnerit të ri Srgjan Zaharievski, filloi përgatitjet për  sezonin  e ri 2020/2021 në Ligën e Parë të futbollit vendor, i cili siç e dimë do të fillojë më 9 gusht.

Përgatitjet do të realizohen në Strugë dhe Ohër, ku krahas seancave të rregullta stërvitore do të zhvillojë edhe ndeshje kontrolluese.

Nga klubi njoftuan se gjatë këtyre ditëve në ekip do të arrijnë përforcime të reja, ndërsa deri më tani pjesë e skuadrës janë bërë Besar Ramadani (huazim nga KF Shkëndija) dhe portieri Raif Mirseloski, i cili vjen nga skuadra e Ohrit. Ditëve  në vijim  pritet  të mësohet edhe fati i futbollistit më të mirë në radhët e Struga Trim-Lum, Nijas Lena, për të cilin ka oferta nga disa klube tjera, por akoma nuk ka vendosur se do të qëndrojë në Strugë apo do të ndryshojë mjedis.

Ndërkohë, pjesë e skuadrës strugane nuk do të jenë Emran Ramadani, Sedat Berisha, Alban Sulejmani, Arben Tafa dhe Hristijan Kirovski.

 

Comments are closed.