Strugë 7 nëntor – Një pjesë e madhe e blegtorëve strugan kanë rënë në hallë të madh, sepse askush nuk preferon të punoje si bari dhe të kujdeset për tufat e tyre të dhenve apo të punoje në stallat e tyre. Në ndihmë, në këtë drejtim duket se u kanë dalë barinjtë nga zonat kufitare të Shqipërisë, të cilët tashmë i gjen të punësuar te çdo blegtor strugan. Këtë fakt e konfirmojnë edhe nga Njësia e rajonale e Bujqësisë në Strugë, nga ku thonë se në bisedat jo formale me blegtorët në disa raste është ngritur shqetësimi nga ana e tyre, se shumë vështirë ata vijnë deri te kontraktimi i barinjve, gjë që u krijon vështirësi të shumta në këtë drejtim. Arjeta Veliu, shefe e Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Strugë, pohon se, sipas informacioneve paraprake jozyrtare, vetëm në Strugë janë të angazhuar më shumë se tridhjetë të rinj që punojnë si barinj te blegtorët strugan. “Në disa raste në biseda joformale nga ana e blegtorëve strugan është ngritur shqetësimi se kanë vështirësi në gjetjen e personave, të cilët do të punonin për to në fushën e blegtorisë. Padyshim që angazhimi i personave nga zonat fqinje të Shqipërisë ka zbutur këtë shqetësim, por është fakt që shume rrallë gjen strugan që shpreh gatishmërinë të punoj si bari”, përfundon Veliu. Si pasoj e krizës së tejzgjatur dhe reduktimit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.