Skuadra e Romës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin holandez, Kevin Strootman për vazhdimin e kontratës. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Romës, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022. “AS Roma është e lumtur të ju njoftojë se Kevin Strootman ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbaj në Olimpico deri në vitin 2022”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane. Strootman kërkohej nga skuadrat më të mëdha evropiane, por në fund vendosi të mbetej te Roma.