Stresi, artist i njohur i repit u arrestua pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.
“Ballkan Web” njofton që Stresi kërkoi nëpërmjet avokatit të tij që të mos zhvillohej gjyqi, me pretendimin së nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.
“Dua të rri në burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”, mësohet se është shprehur reperi përmes avokatit të tij.
Arkimed Lushaj u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në periferi të Tiranës. Policia gjeti dhe një armë si dhe një sasi kokaine. Por familja e tij ka hedhur poshtë çdo akuzë për të duke e cilësuar arrestimin politik për shkak të babait të tij Sali Lushaj, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër prokuroria kishte përgjuar Stresin duke folur me grupin e Bajrave, të cilëve iu kërkonte ndihmë për t’u larguar jashtë vendit. Po kështu sipas prokurorisë, Stresi kishte një rol në shpërndarjen e drogës në Tiranë.