Gjatë këtij studimi u vu re se tek vullnetarët që kishin më shumë stres, numuri i thinjave ishte më i lartë se tek ata me më pak stres. Dhe kur stresi u lehtësua, flokët e tyre morën sërish ngjyrë, thotë Martin Picard, i cili drejtoi kërkimin
Flokët e thinjura, janë një shenjë e dukshme e plakjes, që prej kohësh është lidhur me stresin e tepërt. Por deri më sot kjo teori ka qenë e vështirë të provohet. Përcaktuesi kryesor i ngjyrës së lëkurës është melanina, që gjendet gjithashtu edhe tek flokët dhe sytë. Ndërkohë që melanina bie, ngjyra e flokëve humbet dhe fijet e flokut bëhen gri. Por para se flokët të dalin nga skalpi, ato rriten nën lëkurë në gjëndra nga ku marrin sinjale kimike dhe elektrike, përfshirë edhe sinjale nga hormonet e stresit.
Sapo këto sinjale shfaqen, qimet ngurtësohen dhe struktura e tyre molekulare ruhet dhe pasqyrohet në pigmentin e tyre. Në ditët e sotme falë zhvillimit të teknologjisë, shkencëtarët mund të zbulojnë edhe ndryshimet e vogla të ngjyrës në fijet e flokëve të njeriut. Kjo bëhet duke përdorur skanera me rezolucion të lartë. Studimi kreu lidhjen midis stresit dhe thinjes, gjithashtu u zbulua edhe se si reduktimi i stresit ndikoi pozitivisht në kthimin e ngjyrës së flokëve.
Çfarë tregoi studimi në lidhje me stresin, thinjen dhe kthimin e ngjyrës? Rezultatet e këtij studimi ishin mbresëlënëse! Gjatë këtij studimi u vu re se tek vullnetarët që kishin më shumë stres, numuri i thinjave ishte më i lartë se tek ata me më pak stres. Dhe kur stresi u lehtësua, flokët e tyre morën sërish ngjyrë, thotë Martin Picard, i cili drejtoi kërkimin. Ata zhvilluan një model matematikor për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë me flokët e njeriut me kalimin e kohës. Dhe sugjerojnë se ekziston një pikë në jetën e një personi kur stresi mund të shkaktojë përkohësisht humbjen e ngjyrës. Megjithatë ngjyra mund të rikthehet nëse stresi lehtësohet. Këto zbulime i shtohen provave në rritje që tregojnë se plakja nuk është një proces biologjik linear, por ajo mund të ndalet ose edhe të kthehet përkohësisht. Pra është e mundur që flokët gri një ditë mund të kthehen në ngjyrën e mëparshme, me një vizitë në zyrën e mjekut në vend të sallonit të flokëve.