Shkup, 28 maj – Me Strategjinë fiskale për vitet 2020-2022 që e miratoi Qeveria në seancën e sotme pritet revizion i epërm i projeksionit për rritje ekonomike për këtë vit në 3,5 për qind. Trendi i rritjes së BPV-së pritet edhe në vitin 2020 dhe pozicionohet në 4,2 për qind, që në dy vitet e ardhshme të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm, gjegjësisht të arrijë pesë për qind.
“Strategjia fiskale është pasqyrë e qëllimeve afatshkurte fiskale dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe në bazë të treguesve realë nga ajo, si dhe nga përshpejtimi i vazhdueshëm i rritjes gjatë vitit 2018 dhe spostimeve pozitive në tremujorin e parë të vitit 2019, pritet revizion i epërm i projeksionit për rritje ekonomike në vitin 2019 në 3.5 për qind. Trendi i rritjes së BPV-së pritet edhe në vitin 2020 dhe pozicionohet në 4,2 për qind, që në dy vitet e ardhshme të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm, gjegjësisht të arrijë pesë për qind, informoi pres shërbimi qeveritar.
Qeveria e miratoi edhe Strategjinë fiskale me propozim të Ministrisë së Financave. Ky është dokument strategjik që miratohet për periudhë prej tre vjetëve dhe i përmban orientimet afatmesme dhe qëllimet e politikës fiskale, projeksionet themelore makroekonomike, vlerat për kategoritë kryesore të vlerësuara në të hyra dhe të dala, si dhe projeksionet për deficitin buxhetor dhe borxhin.
Nga Ministria e Financave në seancën qeveritare kanë informuar edhe për përgatitjet për mbajtje të takimeve vjetore të Konstituencës në kuadër të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të mbahet nga 21 deri më 23 muajin e ardhshëm në Shkup dhe Ohër.
Takimet janë ngjarje të nivelit të lartë që mbahet një herë në vit në njërën nga 15-të vende e Konstituencës. Në Shkup dhe Ohër do të arrijnë drejtorë të FMN-së dhe të Bankës Botërore, si dhe ministra dhe guvernatorë të bankave popullore të të gjitha 15-të vendeve anëtare nga Armenia, Belgjika, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Izraeli, Qipro, Luksemburgu, Moldavia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Holanda, Kroacia dhe Mali i Zi, njoftuan nga Qeveria.