Gjykatës e Strasburgut ka sjell vendim me të cilin Sefedin Haruni rezulton se nuk ishte spiun i ish-shërbimeve sekretë dhe obligon shtetin që ti paguajë dëmshpërblim prej 5850 euro
Shkup, 27 nëntor – Më 3 gusht të vitit 2012, Komisioni për Verifikimin e Fakteve publikoi emrin Sefedin Harunit si ish-bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Dosja e tij atë kohë u publikua edhe në ueb faqen e Komisionit për Verifikimin e Fakteve. Por, kjo nuk ishte hera e parë që Haruni të shpallej për spiun. Ai herën e parë po nga i njëjti Komision u shpall bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete më 13 qershor të vitit 2011. Ndaj këtij vendimi, Haruni ishte ankuar në Gjykatën Administrative, dhe po e njëjta instancë gjyqësore – pastaj sjell vendim me të cilin anulon vendimin 13 qershorit të Komisionit.
Edhe përkundër këtij vendimi të plotfuqishëm, Komisioni ka ripërtëritë lëndën dhe më 3 gusht të vitit 2012, Sefedin Haruni ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë, sërish shpallet si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Por, Haruni thotë se kjo ka qenë një tentativë e pushtetit të atëhershëm që ai të heq dorë nga veprimtaria politike.
“Ishte periudhë parazgjedhore dhe partitë bënin gati propozimet për deputetë që duhej të kalonin në filtrin e Komisionin për Verifikim të Fakteve. Komisioni solli një vendim të ndikuar politik ku më pamundësoi që të jem kandidat i Partitë për Prosperitet Demokratik, duke më shpallur si ish spiun i shtetit. Ky vendimi më erdh si shok edhe pse isha i sigurt që bëhej fjalë për fabrikim, dhe se unë kurrë skam qenë bashkëpunëtor i shërbimeve. Vendosa të kërkoj drejtësinë në të gjitha instancat gjyqësore”, thekson Haruni, i cili shton që edhe pse Gjyqi Administrativ kishte vendim të prerë, Komisioni nuk ishte bindur vendimit.
Ai sqaron se rikthimi i çështjes erdhi pas ndryshimeve ligjore dhe miratimin e ligjit të ri për lustrim që u miratua nga ana e pushtetit pa konsensus mes partive politike. “Me ndryshimet ligjore që ishin me qëllime politike përsëri më vunë në bankën e të akuzuarit, kinse kam qenë bashkëpunëtor i shërbimit shtetëror. Atëherë, nuk pata rast të prononcohem. Nuk u thirra të dëshmoi. Komisioni vetëm e solli vendimin. Ata që e fabrikuan aktin kishin për qëllim që unë të largohem nga skena politike”, shprehet Haruni. Bazuar në gjithë këtë histori, Haruni vendos që ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të kërkuar drejtësi, e cila ka sjell vendim me të cilin Sefedin Haruni rezulton se nuk ishte spiun i ish-shërbimeve sekrete dhe obligon shtetin që ti paguajë dëmshpërblim prej 5850 euro.
“Nuk kisha më tjetër rrugëdalje. Desha së paku të heq qafe këtë njollë që ma vendosën. Vendosa të ankohem në Gjykatën për të Drejtat e njeriut në Strasburg. Gjykata solli vendim me të cilin dal i pastër. Qeveria obligohet të më paguan një dëmshpërblim simbolik për të mbuluar shpenzimet e gjyqit”, thotë Haruni. Ai thekson se i është dashur të pres plotë shtatë vite, për ta larguar këtë njollë nga vetja. “E brenda këtyre shtatë viteve të thuash se kam qenë shumë i shqetësuar nuk do të them, sepse, e dija veten të pastër. Nuk i kam njohur as personat që ishin përmend në dosje. Por nuk them se e kam pasur edhe të lehtë. Edhe pse i sigurt që vendimi i drejtë do të vijë një ditë, u deshtë të pres shtatë vite”, nënvizon Haruni. (koha.mk)