Andrea Stramaçoni ishte trajneri i Interit në sezonin 2012-2013 dhe njihet si trajneri i parë që mundi Juventusin në shtëpi në derbin e Italisë. Aventura e tij me zikaltërit atë sezon, nyuk shkoi mirë dhe dëmtimet e shumta bënë që të vinin rezultate negative duke sjellë largimin e tij.
Ndërkohë, trajneri që së fundmi ishte në kampionatin iranian me Esteghlalin, ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke u ndalur te aventura e tij në Itali. Ai shprehet se nuk mund t’i thonte jo Moratit teksa shton se kalimi i Interit te Erik Tohir, solli destabilitet.
“Kritikat? Nëse një trajner më thotë se nuk kam bërë mirë, e pranoj dhe respektoj mendimin e tij por nëse më thotë se nuk kam bërë më të mirën time, atëherë qesh. Morati është njeriu që i dedikoj gjithçka. Vetëm ata të cilët nuk kanë folur kurrë për futboll me të, nuk e kuptojnë nivelin e kompetencës së tij. A mund t’i thosha jo Moratit? Është shaka! Nëse do ta bëja do të pështyja veten në fytyrë gjithë jetën.
Unë isha i ri dhe pa eksperiencë por ndava dhomën e zhveshjes me legjenda si Zaneti, Kambiaso, Milito, Stankoviç, Shnajder apo edhe të tjerë. Kam bërë gabime kur isha trajner, gabime që nuk do t’i bëja tani. Shitja e Interit te Tohir, ishte diçka që solli destabilitet te skuadra”, u shpreh Stramaçioni.