Andrea Stramaccioni është gati të rinisë aventurën e tij si trajner. 42-vjeçari, i cili ishte në detyrë deri në marsin e këtij viti në stolin e Spartës së Pragës, është gati t’i thotë “po” një propozimi nga Anglia, konkretisht nga Championship. Eshtë Aston Villa që shikon te trajneri italian ndryshimin e duhur për skuadrën që nuk është në nivelin e kërkuar nën drejtimin e Steve Bruce. Me 3 humbje dhe vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me Stramaccionin, i cili pasi të arrijë një akord duhet të heqë dorë nga kontrata që ka ende me çekët e Sparta Pragës.