Interi po mendon ta sjellë në shtëpinë “zikaltër” portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakoshën. Çdo ditë e më shumë ka klube të interesuara për shtatlartin e kombëtares shqiptare. Klube të mëdha evropiane janë vënë pas gardianit të portës Laziane. Paraqitjet e dobëta të Samir Handanoviçit kanë bërë që drejtuesit e Interit të mendojnë për Strakoshën, ku ky i fundit po kalon një periudhë shumë të mirë te Lazio. Tifozët e Interit janë të shqetësuar me Handanoviçin dhe për këtë dëshirojnë që sa më shpejtë të sigurojnë një portier të mirë dhe të ri në moshë. Interi këtë sezon është konkurrenti kryesor i Juventusit dhe me shumë gjasa ta fitojë titullin kampion në Seria A. Lajmin për interesimin e kampit zikaltër që ta ofrojë Strakoshën e ka bërë sajti spanjoll “fichajes.net”. Disa emra tjerë të cilët sillen në kampin zikaltër janë Areola i PSG-së, Onana i Ajaxit. Strakosha përveç se kërkohet nga Interi gjithashtu ka pasur disa spekulime se klube nga Anglia dëshirojnë t’ia rrëmbejnë Lazios.