Thomas Strakosha mund të largohet në fund të sezonit nga Lazio. Portieri shqiptar ka pasur një takim me drejtuesit e klubit italian ku ka shprehur pakënaqësitë në lidhje me situatën e tij.
Sipas mediave italiane, Strakosha u ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk dëshiron të mbetet pjesës e klubit.
Portieri shqiptar e ka humbur vendin e titullarit me Pepe Reinan që është portieri i parë te skuadra kryeqytetase.
Këtë sezon, Strakosha ka luajtur vetëm 630 minuta në Serie A. Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022. Për shërbimet e 26-vjeçarit interesim ka shprehur Dortmundi dhe Tottenhami.