Juventusi e ka emëruar Marco Storarin si anëtar të ri të Zhvillimit të Talentit Profesional te “Zonja e vjetër”. Storari ka luajtur me skuadrën e Juventusit prej vitit 2010 deri në vitin 2015. Për një periudhë të shkurtër qëndroi te Milani në korrik të vitit 2018.
Karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Cagliari, Napoli, Sampdoria dhe Fiorentina. 43-vjeçari është kthyer që të punojë me “bardhezinjtë” e Torinos. Në pesë sezone me Juventusin, Storari i ka fituar katër tituj të Serie A, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë.