Lubjanë, 25 shkurt – Stomatologët në Slloveni janë në dilemë, se si për shkak të koronavirusit të veprojnë me pacientët të cilët vijnë nga pjesët e Italisë ku ka një numër të madh të të infektuarve.
Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Lubjana, autoritetet sllovene shëndetësore dolën me rekomandime konkrete deri te qytetarët se si të mbrohen nga Kovid-19, por ende nuk ka dhënë udhëzime për mjekë. Është paralajmëruar se në afat sa më të shpejtë do të dalë me drejtime të hollësishme deri te punëtorët medicinalë se si të mbrohen nga virusi.
Ky problem është më i pranishëm te stomatologët e pjesës detare të vendit, ku për çdo ditë vijnë pacientë nga Italia, ndërsa kanë të caktuara gjithnjë e më shumë kontrolle dhe intervenime.