Bruksel, 12 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se zgjerimi i NATO-s drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta përforcojë Aleancën, do të ndihmojë për stabilizimin e rajonit dhe do t’i përforcojë shtete ballkanike të cilat do t’i bashkëngjiten Aleancës Veriatlantike, njofton Koha.
Stoltenberg para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës, në të cilin për herë të parë do të marrë pjesë përfaqësues nga Maqedonia, si anëtare e ardhshme e NATO-s, përkujtoi se konfliktet ushtarake dhe krimet që në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kanë ndodhur në territorin e Ballkanit Perëndimor.
“NATO ka rol kyç në zgjidhjen e atyre konflikteve, në ndalimin e luftërave dhe në stabilizim. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajues se kemi anëtare siç janë Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e ardhshme”, theksoi Stoltenberg.
Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë takim nesër dhe të enjten në Bruksel, ndërsa një ndër temat do të jetë misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s me Forcën e Sigurisë të Kosovës. (koha.mk)