Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se duhet të rritet presioni ndaj Koresë Veriore. “Për NATO-n është me rëndësi të përforcohet presioni ndaj Koresë Veriore. Të gjitha shtetet t’i përmbahen politikës së sanksioneve ndërkombëtare në interes të arritjes së zgjidhjes së qetë të problemit,” theksoi Stoltenberg në takimin me kryeministrin japonez, Shioxo Abe në Tokio. Ai gjatë bisedës me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Taro Kono theksoi se programi raketor i Pheninait paraqet kërcënim për tërë rajonin.