Uashington, 14 janar – Përgjegjësit për sulmin e dhunshëm në Kapitol në Uashington duhet të dënohen, komentoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Mavritanias Mohamed Old Gazvani.
“Në lidhje me sulmin në Kapitol, është e rëndësishme që të gjithë ata që janë përgjegjës të ndëshkohen. Jam i bindur që institucionet demokratike të SHBA-së do të ballafaqohen me këtë,” tha ai.
Sipas Stoltenbergut, incidenti është i papranueshëm.
“Rezultatet e zgjedhjeve duhet të respektohen. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që vlerat tona demokratike të respektohen”, shtoi ai, duke theksuar se ai pret të punojë me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Xho Bajden, i cili “është fuqishëm i përkushtuar ndaj NATO-s”.