Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë. Në takim, siç kumtoi PPS, Janeva e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg se Prokuroria Publike të cilën e drejton ajo ka përgjegjësi institucionale për hetimin e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe se është vendimtare për ta plotësuar qëllimin për të cilin është formuar. Janeva në takim ka theksuar se puna e kësaj Prokurorie Publike është me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurimin e qeverisjes të së drejtës dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, si një prej parakushteve kryesore për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.