Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistën për Televizionin nacional (BNT) ka deklaruar se është i bindur se Aleanca do të ekzistojë derisa “nevojitet aleanca e fuqishme për siguri dhe mbrojtje”.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse NATO pas shtatë dekadësh edhe më tej duhet të ekzistojë, ka thënë se aleanca më e fuqishme në histori bazohet në unitet.
“Ne jemi 29 vende të ndryshme nga dy anët e Atlantikut. Të ndryshëm janë edhe sistemet e historisë. Por, edhe krahas ndryshimeve na bashkon qëllimi i përbashkët. Arsyeja e dytë për sukses është aftësia jonë për adaptim. Sot bota po ndryshon. Ne poashtu ndryshojmë, të udhëhequr nga qëllimi për ruajtjen e paqes dhe shmangies së konfrontimeve”, ka thënë Stonltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës në pyetjen nëse projektet ruse energjetike në Bullgari ndikojnë në mbrojtjen e përbashkët të aleatëve të NATO-s, ka thënë se diversifikimi i burimeve energjetike është mirë për gjitha shtetet pasi i ulë dobësitë.
“Diversifikimi është çelësi dhe nga aspekti i mbrojtjes për zhvillimin e ekonomisë”, ka shtuar Stoltenberg.
Ai në intervistën për BNT ka vlerësuar se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është me rëndësi për shtetin, rajonin dhe Aleancën.
“Ai është argument se dera e NATO-s është e hapur”, ka shtuar Stoltenberg, duke uruar edhe Bullgarinë për marrëveshjen e nënshkruar për fqinjësi të mirë me Maqedoninë e Veriut dhe rolin e saj kryesor në procesin e integrimit atlantik të shtetit.(koha.mk)