Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti marrëveshjen për kontestin për emrin të arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe bëri thirrje të finalizohet.
“E përgëzoj marrëveshjen e arritur midis kryeministrit Cipras dhe kryeministrit Zaev për zgjidhjen e kontestit për emrin. Kjo marrëveshje historike dëshmon për diplomaci mjaft të durueshme dhe vullnetin e dy liderëve për ta zgjidhur këtë kontest i cili prej kohësh e prek gjithë rajonin. Tani bëj thirrje të dyja palët ta finalizojnë marrëveshjen e arritur nga liderët. Kjo do ta vendos Shkupin në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë të konsolidohet paqja dhe stabiliteti i gjithë Ballkanit Perëndimor”, thotë Stoltenberg.