Munih, 19 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot ka vlerësuar se marrëdhëniet e reja transatlantike gjenden para një kthese të madhe dhe se bazat e agjendës së re duhet të vendosen në Samitin e partnerëve evropian dhe amerikan të NATO-s në Bruksel në vitin 2021.
“Kemi mundësinë historike të ndërtojmë partneritet më të fortë, ta kthejmë besimin dhe të forcojmë unitetin mes Evropës dhe Amerikës Veriore”, ka thënë Stoltenberg nga Konferenca e sigurisë në Munih në panelin për marrëdhëniet transatlantike.
Stoltenberg ka thënë se bota për momentin përballet me sfida të mëdha, përfshirë edhe ngritjen e Kinës, sjelljes destablizuese të Rusisë, ndryshimet klimatike dhe terrorizmin.
“Asnjë kontinent, asnjë vend nuk mund të kundërvihet i vetëm. Prandaj duam solidaritetin transatlantik ta dëshmojmë në vepër”, ka thënë Stoltenberg.
Stoltenbergu ka ftuar të gjithë anëtarët e Aleancës në unitet dhe mbrojtje të përbashkët, qasje deri te çështjet e sigurisë si dhe koordinimit më të mirë për rezistencën e shoqërisë, forcimit të komunikimit, zhvillimit të teknologjisë dhe sigurimit të burimeve të energjisë dhe ujit.
“Evropa dhe Amerika Veriore patjetër ta mbrojnë rendin ndërkombëtar juridik të përballur me sfidat e forcave autoritare. Kina dhe Rusia tentojnë t’i vizatojnë rregullat që t’u shërbejnë interesave të tyre”, tha Stoltenberg.
Ai ka ftuar që NATO të krijojë partneritete të reja nëpër mbarë botën dhe të ndërmerr aksion vendimtar që t’i detyrojë të respektojnë rregullat.