Para selisë së NATO-s ende ka vend për flamuj të rinj, porositi në fjalimin para deputetëve në Kuvend, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili përmendi se dera e NATO-s mbetet e hapur për anëtarë të rinj. “Duke e parë flamurin e Malit të Zi si valoi për herë të parë para selisë së NATO-s vitin e kaluar, këtë e ndjej si moment shumë të rëndësishëm. Ende ka vend për shumë flamuj para selisë së NATO-s. Vendet-anëtare janë inspiruar nga përkushtimi dhe entuziazmi juaj për hyrje në Aleancë, ndërsa NATO-ja dëshiron që të keni sukses”, tha Stoltenberg
Deputetëve iu porositi se është mirë të jesh ambicioz, por se duhet të jesh edhe real. E përshëndeti Qeverinë dhe përpjekjet e saj për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin dhe e inkurajoi të vazhdojë në atë rrugë. “E përshëndes vullnetin e Qeverisë tuaj, e cila është e vendosur të zgjidhet kjo çështje. Takimi i djeshëm i negociatorëve nën mbështetjen e KB-së në Nju-Jork është edhe një hap i rëndësishëm për përparimin e mëtutjeshëm”, shtoi ai dhe i përshëndeti reformat që i zbaton Qeveria e re në pajtim me Planin 3-6-9″.