Shkup, 18 janar – Sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, qëndron për vizitë dy ditore në Maqedoni. Sipas njoftimeve ai do të ketë takim me presidentin, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe liderët e partive politike.
Sot Stoltenberg do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvend dhe do të mbajë konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev.
Fjalimin e tij në Kuvend do ta dëgjojnë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët gati një muaj janë në bojkot të punës së Kuvendit.
Kjo është vizita e parë e Stoltenberg në Maqedoni, ndërsa para tre viteve vendin e vizitoi paraardhësi i tij, Andres Fog Rasmunsen.